Shqipëria hap Konsullatë në Strugë

25 shkurt 2020 | 14:44

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë me dije se Këshilli i Ministrave të Shqipërisë ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, të Maqedonisë së Veriut.

Lajmin Cakaj e ka bërë me dije me anë të një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.

“Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon”, ka shkruar Cakaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Senatori amerikan, Bob Dole, së shpejti do ta ketë gati…