Shqipëria mbledh 1.15 miliard euro nga Konferenca e Donatorëve

18 shkurt 2020 | 13:09

Në Konferencën e Donatorëve që u mbajt në Bruksel, Shqipëria ka mbledhur 1.15 miliard dollarë ndihmë për t’u rikuperuar nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka thënë se donatorët ndërkombëtarë kanë ofruar 1.15 miliard euro për t’i ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit që ka dëmtuar një pjesë të këtij vendi në nëntor të vitit të kaluar.

“Lajm i mirë për popullin e Shqipërisë: Ne kemi tejkaluar shënjestrën tonë për rindërtim të Shqipërisë dhe kemi mbledhur 1.15 miliard euro”, ka shkruar von der Leyen në një postim në “Twitter”, pas konferencës së mbajtur të hënën në Bruksel

Ajo ka thënë se aty përfshihen edhe 400 milionë euro të kontributeve të Bashkimit Evropian.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për Shqipërinë do të ishte sukses i madh sikur të arrinin deri në 50 për qind të shumës prej rreth 1 miliard eurove sa është dëmi total që shkaktoi tërmeti.

“Kjo është përtej imagjinatës sime më të shfrenuar”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se e gjithë bota u tregua solidare me Shqipërinë pas fatkeqësisë natyrore që ajo pësoi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot…