
Zëdhënësi i Presidentit Meta paralajmëron shpërndarjen e Parlamentit nga populli
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, ka reaguar sot ndaj disa deklaratave të PS-së ku sulmohet kreu i shtetit.
Në një publikim në “Facebook”, Blushi shprehet se do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit që po konsumohet nga Rilindja.
Lidhur me shpërndarjen e Kuvendit, Blushi thotë se Parlamentin do ta shpërndajë populli.
“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.
Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij.
DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT.
BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”,- shprehet Blushi në një postim në Facebook.
Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij.Dhe dekretin për kthimin e ligjit për…
Gepostet von Tedi Blushi am Dienstag, 18. Februar 2020