Shqipëria me fitore synon t’i nisë eliminatoret për Evropian

22 mars 2019 | 11:34

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll sonte (e premte) fillon fazën eliminatore për “Euro 2020”.

Kundërshtarja e parë e kuqezinjve në Shkodër është Kombëtarja e Turisë, kurse synimi i shqiptarëve është ta nisin me fitore kampanjën kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Trajneri Christian Panucci e ka vlerësuar lart kundërshtarin, por ka thënë se Shqipëria do të luajë për fitore.

“Unë jam pozitiv dhe skuadra është e përgatitur. Ka kualitet, siç ka edhe Turqia. Jam i bindur që mund të arrijmë një fitore, por gjithçka mbetet për t’u parë nesër. Duhet ta japim maksimumin në fushë”, ka deklaruar Panucci. Ndeshja Shqipëri – Turqi fillon në orën 20:45, kurse zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bëri thirrje këtë të premte…