Shqipëria ndan pikët me Lituaninë

14 tetor 2020 | 20:54

Shqipëria ka barazuar në udhëtim te Lituania në kuadër të Ligës së Kombeve.

Takimi përfundoi me rezultat prej 0-0. “Kuqezinjtë” nuk arritën të shënojnë fitore në këtë takim, përkundër që e dominuan dhe arritën të krijojnë më shumë raste shënimi.

Pas katër xhirove Shqipëria ka mbledhur pesë pikë dhe është në vendin e dytë, me po aq pikë sa Lituania në vendin e parë.

Nga katër pikë në Grupin 4 të Ligës C kanë Bjellorusia e Kazakistani, që kanë nga një ndeshje më pak momentalisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar ndeshja e Ligës së Kombeve në mes Kombëtares…