Shqipëria ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave nën 20 vjeç

12 gusht 2019 | 18:12

Ndonëse të bëhesh prind është përgjegjësi, Shqipëria renditet ndër vendet me përqindjen më të lartë të nënave adoleshente.

Të dhënat nga Instat tregojnë se për vitin 2018, rreth 5.21 për qind e lindjeve u kryen nga vajza në moshë më të vogël se 20 vjeç. Edhe pse, në krahasim me një vit më parë, kjo përqindje shënoi ulje nga 5.6 për qind në 5.2 për qind, mbetet një nga më të lartat në Bashkimin Evropian.

Në Bashkimin Evropian, pjesa më e madhe e lindjeve (92 për qind) ishin nga gra të moshës 20-39 vjeç. Rreth 4 për qind e lindjeve u kryen nga vajzat në moshë adoleshencë dhe po aq nga gratë mbi moshën 40 vjeç.

Pjesa më e madhe e lindjeve nga vajzat në moshë të re (nën 20 vjeç) u kryen në Bullgari dhe në Rumani.

Përqindja më e lartë u regjistrua në Bullgari, ku 12.5 për qind e lindjeve në total u kryen nga adoleshentet dhe në Rumani me 12.1 për qind. Më pas ato u ndoqën nga Hungaria me 8.5 për qind dhe Sllovakia me 8.1 për qind.

Në anën tjetër qëndrojnë vendet me përqindjen më të ulët të nënave në moshë të re. Danimarka kishte vetëm 1 për qind të lindjeve të kryer nga nënat adoleshente, Italia dhe Sllovenia me 1.1 për qind, Holanda me 1.2 për qind, Luksemburgu dhe Suedi me përkatësisht 1.4 për qind.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Revanshi mes boksierit meksikan Andy Ruiz Jr, kampion bote në…