Shqipëria në alarm nga fruthi, arrin në 600 numri i të prekurve

25 prill 2018 | 22:53

Arrin mbi 600 persona numri i të prekurve nga virusi i fruthit në Shqipëri. Ndonëse ka një rënie të intensitetit të të prekurve krahasuar me muajin janar kur u shfaq ky virus, çdo ditë në QSUT mbërrijnë pacientë që manifestojnë simptoma të fruthit.

Vetëm në Tiranë janë regjistruar 156 fëmijë që u prekën nga fruthi në harku kohor 4 muaj.

Ekspertë të shëndetit publik vlerësojnë se shifra prej 600 persona të prekur nga fruthi është e lartë për një vend si Shqipëria, por për sa kohë ka ende qytetarë që neglizhojnë t’u bëjnë vaksinën antifruth fëmijës së tyre kur mbush një vjeç krijon një boshllëk në sistemin e vaksinimit.

Për shkak të futjes së virusit në Shqipëri më të rrezikuarit dhe më të prekur kanë qenë bebet e vogla të cilët nuk e kanë mbushur moshën e vaksinimit, por edhe të rritur, të cilët kanë bërë vetëm një dozë të vaksinës dhe në organizmin e tyre nuk janë krijuar antitrupa mjaftueshëm për t’i mbrojtur kur bien në kontakt me virusin.

ISHP ka bërë thirrje që qytetarët të respektojnë të gjithë kalendarin e vaksinimit për fëmijët e tyre. Nëse popullata nuk do të ishte e vaksinuar në masën 95%, virusi i fruthit këtë vit do të kishte shkaktuara pasoja të rënda në njerëz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka fituar përballjen e parë gjysmëfinale të Ligës…