Shqipëria në qershor luan me Luksemburgun

22 prill 2026 | 10:49

Qershori do të rikthejë emocionet kuqezi në Shqipëri, pasi Kombëtarja do të zbresë në fushë për ndeshje miqësore.

“Departamenti i Komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit bën me dije se është arritur marrëveshja për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Kombëtaren e Luksemburgut”, ka shkruar FShF-ja.

Ndeshja do të zhvillohet më 6 qershor, në orën 20:00, në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Ndërkohë, në vijim pritet të konfirmohet edhe një ndeshje tjetër miqësore që do t’u japë mundësinë tifozëve shqiptarë të shohin përsëri në aksion skuadrën e zemrës.

May be an image of text that says 'FSHF 1930 FLF NDESHJE MIQESORE SHOIPERI LUKSEMBURG 6 QERSHOR 2026 I ORA20:00 ORA 20:00 STADIUMI "AIR ALBANIA"- -TIRANE'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Siç ishte paralajmëruar prej javësh, Luis Enrique ka nënshkruar zyrtarisht zgjatjen e…