Shqipëria nuk udhëton në Ukrainë për ndeshjen eliminatore

08 prill 2021 | 13:35

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futsall nuk do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese për Evropianin e vitit 2022 kundër Ukrainës, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të enjten.

Kjo ndeshje është dashur të luhet të dielën (11 prill) në qytetin Zaporozhia të Ukrainës. Mirëpo, në njoftimin e FSHF-së, thuhet se bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” të Tiranës, ka pamundësuar udhëtimin e Shqipërisë që është dashur të niset të enjten paradite.

“Kombëtarja shqiptare e Futsallit nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia. Zyra e shtypit në FSHF bën me dije se shkak për këtë ndryshim të programit është bërë bllokimi i fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ të Tiranës. Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit”, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të enjten janë shpërndarë fara të misrit dhe ushqim i…