Shqipëria përformon më 9 maj në Eurovision

27 mars 2024 | 12:13

Festivali evropian i këngës ‘Eurovision’ ka publikuar listat me shtetet që do të performojnë në dy gjysmëfinalet e sivjetme, më 7 dhe 9 maj.

Shqipëria, sivjet do të përfaqësohet nga këngëtarja Besa Kokëdhima me këngën ‘Titan’, pritet të performojë në natën e dytë.

Ajo do të ngjitet në skenën e ‘Eurovision’-it e dyta sipas renditjes.

Përveç Shqipërisë, në të njëjtën natë do të paraqiten edhe edhe 15 shtetet tjera si, Malta, Greqia, Zvicra, Çekia, Franca, Austria, Danimarka, Armenia, Letonia, Spanja, San Marino, Gjeorgjia, Belgjika, Estonia, Italia, Izraeli, Norvegjia dhe Holanda.

Edicioni i 68-të do mbahet në Malmo në Suedi, pas fitores së Loreen me këngën ‘Tattoo’.

Finalja e madhe do të mbahet të shtunën e 11 majit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, po vazhdon dëshminë e tij në…