
‘Shqipëria përmbushi kushtet për hapjen e negociatave me BE-në’
Në mbledhjen e 11-të të Këshillit të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, ndryshe nga herët e kaluara me përfaqësim në rang ministri, kryeministri Edi Rama, ka zgjedhur të shkojë vetë.
“Top Channel” ka mësuar se gjatë diskutimeve në këtë këshill, Josep Borell, zëvendëspresident i Komisionit Evropian dhe komisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, janë shprehur se praktikisht Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se tani do të duhet të hapet konferenca ndërqeveritare.
Në ora 14:00 pritet të dalë në një konferencë për medie kryeministrit Edi Rama me Josep Borell zëvendëspresident i Komisionit Evropian, nga ku do të bëhen publike konkluzionet e mbledhjes të Këshillit të Stabilizim Asocimit.
Në Bruksel, kryeministri Edi Rama është duke u shqëruar nga Olta Xhaçka, ministre për Evropën dhe Punët e jashtme si dhe shefi grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar: “Lajme shumë të mira kemi sot”.