101 raste aktive me Covid në Deçan

01 mars 2021 | 13:18

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka mbajtur takimin konsultativ të Këshillit të Drejtorëve, ku është diskutuar për çështje të ndryshme.

Gjatë takimit është diskutuar për mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Deçanit, menaxhimin e situatës me Covid-19, ku deri më 28 shkurt janë të identifikuara 757 raste me virusin Covid.

Prej tyre 634 të shëruar, 22 kanë humbur jetën dhe 101 raste janë akoma aktive.

Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar lidhur me projektet që do të realizohen në komunën e Deçanit si dhe për aktivitetet e prokurimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një lidhje direkte me emisionin Zona Gol në Supersport,…