‘Shqipëria të marrë mësim nga Kosova’, Tahiri: Kur LV-ja e dogji Kuvendin, ne s’e përjashtuam

15 dhjetor 2023 | 12:44

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka komentuar përplasjet e pozitës dhe opozitës në Shqipëri.

Ajo ka kërkuar që shumica shqiptare të mos e përjashtojë nga Kuvendin opozitën për veprimet e saj.

Tahiri ka shkruar në “Facebook” se kur Lëvizja Vetëvendosje (LV) bënte veprime jo demokratike në Kuvendin e Kosovës, nuk ishte përjashtuar nga Kuvendi nga shumica e atëhershme parlamentare.

“Kur opozita e LV-se dogji Parlamentin, ne që ishim në qeveri nuk e përjashtuam nga Parlamenti – Shqipëria e sotme të marrë mësime demokratike nga Kosova”, ka shkruar ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy javësh, Kylian Mbappe do të jetë i lirë…