Shqiptar Gubetini: Le të jemi bashkë, krah për krah, më 17 tetor në sheshin ‘Skënderbej’

15 tetor 2025 | 12:08

Janë duke vazhduar thirrjet për pjesëmarrje masive në protestën gjithëkombëtare në mbështetje të UÇK-së dhe drejtësi për krerët e saj në Hagë, e cila do të mbahet në Tiranë.

Afaristi dhe drejtuesi politik i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Gjermani, Shqiptar Gubetini u ka bërë thirrje shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet më 17 tetor 2025, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Protesta synon të jetë një shprehje e unitetit kombëtar dhe e mbështetjes për vlerat e luftës së UÇK-së, si dhe një reagim ndaj padrejtësive që po u bëhen liderëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë, përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, etj.

Në ftesën e tij publike, Gubetini  ka theksuar se është momenti që zëri i qytetarëve të dëgjohet fuqishëm. “Koha është tani që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm — për dinjitetin kombëtar, për të drejtat tona dhe për vlerat që i kemi mbrojtur me sakrificën shekullore”, ka thënë Gubetini.

Ai ka bërë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje masive, duke e përmbyllur mesazhin e tij me fjalët: “Le të jemi bashkë, krah për krah, si dikur! Për lirinë, për të ardhmen, për drejtësinë!”

Sipas organizatorëve dhe mbështetësve, kjo protestë pritet të jetë manifestim gjithëkombëtar i bashkimit dhe solidaritetit në mbrojtje të figurave të luftës dhe vlerave kombëtare shqiptare.

Thirrja e Gubetinit për pjesëmarrje në protestën gjithëpopullore:

FTESË PËRKRAHËSE

Edhe pak ditë na ndajnë nga Protesta gjithëkombëtare në Tiranë!

Koha është tani që zëri ynë të dëgjohet fuqishëm — për dinjitetin kombëtar, për të drejtat tona dhe për vlerat që i kemi mbrojtur me sakrificën shekullore.

🗓 E premte, 17 Tetor 2025

⏰ Ora 17:00

📍 Sheshi “Skënderbej” – Tiranë

Le të jemi bashkë, krah për krah, si dikur!

Për lirinë, për të ardhmen, për drejtësinë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar 22…