Shqiptarët e Kosovës nga Zurich dërgojnë ndihma shëndetësore në Ukrainë

12 mars 13:20

Sot nga qyteti zviceran, Zurich, janë nisur tri automjete të ndihmës së shpejtë mini-ambulanca të pajisura me oksigjen, morfinë dhe të gjitha aparaturat e mundshme për të plagosurit ukrainas në luftë me Rusinë.

Medikamentet që i kanë në veturat, mini-ambulancat kapin vlerën prej 500 mijë eurosh.

Këtë njoftim e ka bërë Shpejtim Zhegrova, i cili i kontaktuar nga “Epoka e re”, ka thënë se në mengjesin e sotëm janë nisur për në kufirin e Ukrainës në drejtim të Polonisë dhe që atje pritet të arrijnë rreth orës 22:00.

Zhegrova ka thënë se këto medikamente janë donacion i një qytetari zvicran i cili nuk ka dashur të bëjë publik emrin. “Më ka kërkuar mua që t’i ndohmoj për t’i dërguar në destinacionin e duhur”, ka thënë ai.

Zhegrova që është nga Vushtrria me vendbanim në Zurich i shoqëruar nga të afërmit e tij Valoni, Graniti dhe Dani janë duke e bërë këtë transport në mënyrë vullnetare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se janë regjistruar…