Mustafa Shentop me prejardhje shqiptare zgjedhet kryetar i Parlamentit në Turqi

24 shkurt 2019 | 20:09

Parlamenti në Turqi ka zgjedhur të dielën ligjvënësin e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Mustafa Shentop (Şentop), kryetar të ri të parlamentit.

Shentop, një ligjvënës nga provincat veri-perëndimore të Tekirdag dhe me prejardhje nga një familje shqiptare, mori 336 vota në raundin e tretë të votimit nga Asambleja e Madhe Kombëtare me 600 vende.

Ky votim në Parlamentin e Turqisë u mbajt për shkak se kryeparlamentari Binali Yıldırım, i cili po kandidon për kryebashkiak të Stambollit, ka dhënë dorëheqjen nga detyra përpara zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 31 mars.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD) ka hapur degën e saj edhe në…