ShSK-ja: Sigurimet për 18 vite paguan 400 milionë euro dëme,

21 nëntor 2019 | 13:49

Shoqata e Sigurimeve të Kosovës (ShSK) me anë të një komunikate për medie ka ripërsëritur dëmet milionëshe të shkaktuar në këtë industri.

“Sektori i Sigurimeve në vendin tonë edhe më tutje vazhdon të punojë me bilanc vjetor negativ për shkak të shumës së madhe të mjeteve që kompanitë e sigurimeve për çdo vit detyrohet të paguajnë në emër të dëmeve të mëdha që shkaktohen në vend nga automjetet e siguruara, por edhe rreth 100 mijë automjete të pasiguruara sa llogaritet të jenë në vendin tonë”, është thënë në komunikatën e ShSK-së, duke u referuar të dhënave zyrtare, theksohet se Kosova ka numrin më të madh të automjeteve të pasiguruara se të gjitha shtetet e rajonit. “Bazuar në të dhëna zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet shumë qartë se nga vitit 2002 e deri në fund të muajit shtator të këtij viti, shuma e dëmeve të kompensuar kalon shifrën mbi 400 milionë euro, shifër kjo më e lartë krahasuar me vendet e rajonit. Por, gjatë gjithë këtyre viteve në total të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë kanë arritur të humbin më shumë se 16 milionë euro, pra nëse e nxjerrim një mesatare nga viti 2002 e deri më tash të gjitha kompanitë e sigurimit që operojnë në vendin tonë gjatë çdo viti kanë humbur rreth 900 mijë euro”, është thënë në komunikatën e ShSK-së.

Sipas kësaj komunikate, përveç numrit në rritje të automjeteve të pasiguruara, numrit në rritje i aksidenteve në bilancin negativ vjetor të kompanive të sigurimit, ka ndikuar edhe në obligimet shtese që industria e sigurimit është dashur të paguajë ndaj shtetit, si asnjë korporatë tjetër në Kosovë.

“Kompanitë e sigurimit janë në gjendje të rendë financiare, pasi që ka rritje ekstreme të aksidenteve me lëndime të rënda, por edhe aksidenteve më lëndime të lehta. Kjo që ka ndodhur në vendin tonë nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të rajonit, por edhe më larg. Ka rritje të konsiderueshme të dëmeve, polica e sigurimit e cila edhe më rritjen e fundit ka çminim më të lirë në rajon, deri sa ka një mbulueshmëri deri në një milionë euro, shumë kjo e barabartë me shtete të zhvilluara Evropiane”. “Industria e sigurimit në vendin tonë përpos rëndësisë ekonomike që ka, luan edhe një rol të rëndësishëm në aspektin social, kur dihet se në të direkt dhe indirekt punësohen mbi 2700 punëtor në të gjitha komunat e vendit. Tendenca për të dëmtuar industrinë e sigurimeve, ku më shumë se gjysma është me kapital të huaj dëmton edhe imazhin e vendit karshi investitorëve të huaj të cilët edhe më tutje Kosovën e shohin si mundësi për ta investuar një pjesë të kapitalit të tyre. Andaj kërkojmë qe Kompanitë e Sigurimeve të trajtohen dhe vlerësohen si aset dhe faktor i rëndësishëm i zhvillimit ekonomik dhe i stabilitetit financiar te vendit. Pronaret real te kompanive te Sigurimit janë polisëmbajtësit pra qytetarë te Kosovës”, përfundoi komunikata e ShSK-së.

/Epoka e re/

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët në Kremlin u shprehën të bindur të enjten se…