ShSKUK: 540 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi, 44 në kujdes intensiv

17 shtator 12:10

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës(ShSKUK) ka njoftuar për gjendjen e pacientëve në klinikat Covid të QKUK-së dhe spitalet rajonale.

Sipas raportit të ShSKUK-së, 540 pacientë po trajtohen me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv.

 

Njoftimi i plotë i ShSKUK-së:

Në ShSKUK po trajtohen 675 pacientë nga COVID-19

675 pacientë po trajtohen në klinikat COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme. Prej tyre, 540 me oksigjeno-terapi dhe 44 në kujdes intensiv.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 87 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 51 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 58 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 4 pacienë

Spitali i Prizrenit, 78 pacientë

Spitali i Gjakovës, 59 pacientë

Spitali i Pejës, 122 pacientë

Spitali i Gjilanit, 55 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 35 pacientë

Spitali i Ferizajt, 49 pacientë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse jemi më vetëkritik, duke apostrofuar të metat në mesin…