ShSKUK-ja i jep spitalit të Pejës 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë

13 prill 2021 | 14:18

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), pas klinikave të QKUK-së, po shpërndan pajisje mjekësore për spitalet e përgjithshme, të cilat janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore përmes UNOPS-it.

Spitali i Pejës ka pranuar 10 aspiratorë kirurgjikë me rrymë dhe 1 analizator të gazrave në gjak, në përputhje me kërkesën dhe nevojat e tij.

Pajisjet mjekësore janë të dorës së fundit dhe pritet të ndihmojnë shumë stafin shëndetësor për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për pacientët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Socialdemokrate (PSD), e cila udhëhiqet nga Dardan Molliqaj, ka…