ShSKUK-ja nesër hap konkurs për mjekë specialistë të rinj
16 nëntor 2020
| 13:37
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) nesër (e martë) do ta hap konkursin për mjekët e pa punë.
“Nga sot asnjë mjek e asnjë specialist nuk do të mbetet i pa punë. Specialistët do të punësohen në institucionet publike shëndetësore”, ka thënë Zemaj në një konferencë për medie.
Ai ka thënë se armatës së mjekëve po i shtohet profesionalizmi dhe përkrahja, duke theksuar se së fundmi Kosovës i janë shtuar edhe 1 500 specialistë të rinj.
“Nuk ka asnjë mjekë e specialist që do të mbetet pa punë, të gjithë mjekët specialistë do të jenë të punësuar”, ka thënë Zemaj.



