Asfaltohen tri rrugë në kryeqytet

16 nëntor 2020 | 13:36

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë asfaltuar disa rrugë në kryeqytet.  Kjo komunë ka theksuar se në ditët në vijim do të rregullohen edhe trotuaret e këtyre rrugëve. “Kanë përfunduar asfaltimet në rrugët ‘Pashko Vasa’, ‘Mujo Ulqinaku’ dhe ‘Lorenc Antoni’.  Punimet po vazhdojnë dhe pas përfundimit të rikonstuimit të tërësishëm të rrugës, qarkullimi do të jetë më i sigurt për të gjithë pjesëtarët në komunikacion. Në ditët në vijim do të përfundohen edhe trotuaret dhe do të jenë të gatshme për t’u shfrytëzuar”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i shoqëruar nga…