ShSKUK-ja për çështjen e oksigjenit: Vazhdojnë furnizimet krahas kërkesave dhe nevojave

08 dhjetor 2020 | 14:57

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë me dije se ditëve të fundit janë rritur kërkesat për furnizim me oksigjen.

ShSKUK-ja nëpërmjet një njoftimi për medie ka theksuar se institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave.

“Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, njofton se për shkak të rritjes së numrit të pacientëve të spitalizuar, ka pasur kërkesa në rritje për furnizim me oksigjen dhe institucionet shëndetësore vazhdojnë të furnizohen konform kërkesave dhe nevojave”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Më tutje, ShSKUK-ja ka theksuar se për transferimin e pacientëve për në QKUK nga spitalet tjera janë kompetent mjekët.

“Lidhur me trajtimin e pacientëve, mjekët janë profesionistë dhe kanë kompetencë të plotë të vendosin se në cilin stad pacientët transferohen për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si institucioni i vetëm terciar shëndetësor në vend”, ka njoftuar ShSKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Reagim i KMDLNj-së Kosova, edhe para shpërthimit të pandemisë së…