Shtatë gola në ndeshjen Napoli-Lazio

22 prill 2021 | 22:52

Java e 32-të e Serie A u mbyll me një super fitore të Napolit kundër Lazios në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Vendasit triumfuan me rezultatin 5-2 kundër lacialëve, duke u afruar akoma më shumë me zonën Champions.

Napoletanët e filluan shumë mirë sfidën dhe vetëm pas 12 minutash e panë veten në avantazhin e dy golave. Dhe pjesa e dytë nisi mjaft mirë për skuadrën e Gattusos, ku Insigne shënoi golin e dytë personal falë një asisti të Elseid Hysajt.

Mertens arriti të shënojë edhe golin e katërt për Napolin, por më pas u zgjua edhe Lazio duke shënuar dy gola radhazi.

Kishte kohë edhe për një gol të pestë për vendasit, duke e mbyllur kështu ndeshjen me një fitore me pesë yje dhe tashmë hedhin sytë me të drejtë nga zona Champions.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ngushëlluar familjen e 9-vjeçarit,…