
Shtatë shkolla të reja po i bashkohen shërbimit të Kuzhinës Qendrore të kryeqytetit
15 gusht 2025
| 14:43
Shtatë shkolla të reja po i bashkohen shërbimit të Kuzhinës Qendrore të Kryeqytetit, duke siguruar ushqim të shëndetshëm çdo ditë për rreth 1,850 nxënës, ku mbi 70% janë nga zonat rurale.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ky zgjerim është pjesë e një programi të menduar me kujdes dhe të strukturuar profesionalisht, i cili nuk ofron thjesht vakte, por ushqim të balancuar dhe të larmishëm, i përshtatur sipas standardeve ushqimore për fëmijët në moshë shkollore.
“Programi synon të mbështesë zhvillimin fizik, performancën kognitive dhe energjinë gjatë gjithë ditës së mësimit, duke kontribuar kështu në një përvojë më të plotë dhe të shëndetshme shkollore për çdo nxënës”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.