Shtatë të dënuar fillojnë punën jashtë ShKK-së

20 nëntor 2019 | 17:14

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se ka filluar zbatimin e Udhëzimit Administrativ në Qendrën Korrektuese të tipit të hapur të Smrekonicës për punën e të burgosurve jashtë institucionit korrektues, me ç’rast shtatë të dënuar kanë filluar punën jashtë këtij institucioni.

“Puna e të burgosurve është një aktivitet i nevojshëm drejtë risocializimit të suksesshëm dhe përgatitjes së tyre për tu rikthyer në shoqëri si individ të përgjegjshëm dhe të dobishëm për shoqërinë”.

“SHKK është duke e realizuar misionin e saj ligjor për parandalimin e përsëritjes së krimit në të ardhmen, duke synuar një shoqëri ku sundon ligji”, është thënë në njoftimin e ShKK-së.

Sipas këtij njoftimi, Shërbimi Korrektues i Kosovës pret nga shoqëria që t’i pranojë të burgosurit e punësuar në komunitet si pjesë jetës dhe punës në mjedisin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka bërë me dije se më 8…