Shtatë të lënduar rëndë nga aksidenti në Bregun e Diellit

17 gusht 2025 | 09:06

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:41 në Bregun e Diellit, konkretisht në rrugën Enver Maloku.

Lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, të cilët janë dërguar në QKUK, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Lidhur me rastin një i dyshuar është dërguar në mbajtje.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA

Rr. Enver Maloku, Prishtinë. 16.08.2025-22:41. Raportohet për një aksident trafiku mes dy veturave dhe dy motoçikletave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar shtatë persona, tri femra dhe katër meshkuj. Të lënduarit janë dërguar në QKUK. Me vendim të prokurorit, një i dyshuar dërgohet në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 20 hotele në Mal të Zi, gjatë vitit të…