Shtatë të vdekur nga përmbytja e varkës me migrantë në Turqi

26 dhjetor 2019 | 10:36

Shtatë persona kanë gjetur vdekjen, pasi varka me të cilën udhëtonin u përmbyt në një liqe në Turqi, njoftuan zyrtarët.

Viktimat ishin emigrantë nga Afganistani, Pakistani dhe Bangladeshi.

Të paktën 64 emigrantë tjerë u shpëtuan dhe u dërguan në spitalet dhe strehëzat e afërta, tha në një deklaratë zyra e guvernatorit të provincës Bitlis.

Varka që transportonte më shumë se 70 migrantë u përmbyt në Liqenin Van kur iu afrua qytetit të Adilceva, thuhet në deklaratë.

Pesë persona u gjetën të vdekur në vendin e ngjarjes dhe dy të tjerë vdiqën në spital.

Zyra e guvernatorit tha se ekipet e reagimit të urgjencës dhe zhytësit e policisë u dërguan menjëherë në vendin e incidentit.

Nuk është e qartë pse migrantët po udhëtonin me një varkë, dhe jo përmes transportit rrugor.

Liqeni Van është afër Iranit, por shtrihet tërësisht brenda kufijve të Turqisë.

Në Turqi janë rreth 3.6 milionë refugjatë sirianë, megjithëse teknikisht ata janë vetëm nën “mbrojtje të përkohshme”, sepse qeveria nuk u ofron atyre statusin e refugjatit zyrtar.

Bashkimi Evropian e ka financuar Turqinë me qindra miliona dollarë, në mënyrë që të mbajë refugjatët në territorin e saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me fillim nga ora 15:00 parashihet të startojë seanca e…