Shtatë të vrarë në trazirat në një burg në Guatemala

27 prill 2018 | 12:38

Të burgosurit në Guatemala janë përleshur ndërmjet vete me armë zjarri dhe thika, duke lënë të vdekur shtatë persona dhe plagosur 25 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët shtetërorë.

Rojeve të burgut i janë dashur orë të tëra për të marrë sërish situatën nën kontroll, në një burg që gjendet 45 kilometra në jug të qytetit Guatemala, ka thënë zëdhënësi i burgjeve, Rudy Esquivel.

Në videot e postuara nga mediet lokale tregonin se si familjarët e të burgosurve ishin mbledhur jashtë këtij burgu për të mësuar për fatin e familjarëve të tyre.

Burgjet në Guatemala janë të mbipopulluara dhe sistemi i rehabilitimit të të burgosurve vlerësohet i dobët.

Në korrik të vitit 2016, gjatë një trazire në burgun në Pavov, 14 persona u vranë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se çështja…