Shtatëshet e “tmerrshme” të Manchester United

06 tetor 2020 | 15:52

Në “Old Trafford”  numri 7 ka një histori të gjatë dhe të rëndësishme. Një fanellë që ka një peshë të rëndësishme dhe një traditë të gjatë. Më parë është mbajtur nga George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo.

Numri 7 nuk është si gjithë të tjerë dhe për këtë arsye zgjedhja e tij nënkupton një përgjegjësi më të madhe. Nga lamtumira e sulmuesit portugez, të gjitha ata që e kanë mbajtur ka rezultuar një mallkim i vërtet, një peshë shumë e madhe për supet e tyre.

Pas tij këtë numër e mori një fitues i Topit të Artë si Micheal Oëen, por që nuk mundi të kishte shumë sukses, duke shënuar 17 gola në 52 ndeshje. Ecuria negative vijoi edhe me Antonio Valencia-n, Di Maria, Depay dhe për të përfunduar te Sanchez. 7-ta historike tashmë do të mbahet nga Edinson Cavani, i cili nuk ka frikë të sfidojë të gjithë për të lënë gjurmë me gola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kritikave të…