Shtatori me kujtimin e tij

18 shtator 2020 | 14:11

Dua të flas me ty, baba
Kam shumë mall të të marr ngrykas.
Më kujtohet kur flisje për lirinë
Ishte aq i hershëm dimri i acartë.

Nga bukuria e kristaltë e atij dimri,
dritarja veshi qëndizmat e nuseve.
Një pamje përrallore të verbonte
me shkëlqimin e badhèsisë së saj.

Ta mora dorën e shenjtorit tim.
Dorën tënde që më rriti me një sy.
Këtu jam me ty, baba – i thashë duke ia puthur ballin e mërzitur.

Babai sikur më ndjeu, hapi sytë dhe buzëqeshi i ndritur mureve të dhomës.
Eh, seç ëndrrat të shpien gjetkë bija ime – dhe prapë mbylli sytë e mallit.

Mêrmëriti dhe ca fjalë duke thënë: Ah…, sikur ma ndanë copë atdheun.

Sot u zgjova në shoqëri me lotin e rrokullisur kujtimeve, duke ndjerë nostalgjinë e shtatorit dhe ëndrrën tënde baba.

06.09.2020
Valbona R.Hadri

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Landovicë të Rahovecit, është përkujtuar luftëtari i UÇK-së, Skënder…