SHTATORJA E TË BURGOSURIT POLITIK SHQIPTAR NË PRISHTINË
Të burgosurit politikë shqiptarë në ish-Jugosllavi janë plagë e hapur dhe njëkohësisht lavdi e pashlyeshme e historisë sonë kombëtare, që mbas Lidhjes Shqiptare të Prizerenit e deri më 12 Qershor 1999, kur u largua Serbia pushtuese nga Kosova!
Ata ishin dhe janë bijtë më të përndjekur, por edhe më të pathyeshëm e të pamposhtur të popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve shqiptare në ish-Jugosllavi!
Nëpër qelitë e errëta e të mykura të burgjeve e kazamateve të ish-Jugosllavisë, ku akulli i torturave të tmerrit futej në palcë dhe dhimbja nga plagët e shumta dhe të panumërta shpirtërore dhe fizike shndërrohej në ligj, shumë nga ata bijë heronj u mbytën në tortura, ranë në heshtje të përjetshme ose u shuan përgjithmonë nga sëmundjet e mbjella të qëllimshme nga dora kriminale e udbashëve dhe dora e krimit shtetëror jugosllavo-serb!
Të burgosurit politik ishin feniksat e vërtë, kurrë nuk u gjunjëzuan, por qëndruan stoik të pa imagjinueshëm!
As nën pranga, as nën zinxhirë, as nën dajakë e as gjyqe të montuara antishqiptare, nu e shiten veten dhe nuk ranë pre e apetiteve të pushtuesit!
Populli shqiptar, sa herë ka dashur të përkulet me nderim përpara kësaj sakrifice kolosale të të burgosurve politik shqiptar, nuk e ka pasur dhe nuk e ka një altar të përbashkët, nderimi, respekti e mirënjohjeje per vepren e tyre heroike nëpër kampet e ish-Jugosllavisë në përgjithësi e të Serbisë pushtuese në veçanti!
Historia na thërret që në nderim të vuajatjeve të pafund të të ish të burgosurve politik shqiptar në ish-Jugosllavi, të ngremë jo vetëm një shtatore prej bronzi, por edhe kudo të vendosim një shenjë të përjetshme nderimi të ndërgjegjes sonë kombëtare!
Ashtu sikur kam propozuar që në zemër të Prishtinës, përballë konvikteve të studentëve – aty ku rrah e ardhmja e kombit – të bëhet realitet lindja e Sheshit të Burgosurit Politik Shqiptar, dhe në të të ngrihet shtatorja madhështore e shqiptarit të lidhur këmbë e duar me zingjir, por me ballin lart dhe shikimin drejt lirisë, çlirimit dhe pavarsisë së Atdheut nga qizmja okupatore serbe!
Shtati i derdhur në bronz i ish të burgosurti politik shqiptar ne ish Jugosllavi, do të qëndrojë aty krenar, i pathyeshëm, ashtu siç qëndroi përballë hetuesve të UDB-së, në dhomat e torturës, në sallat e gjyqeve dhe në burgjet anë e kënd ish-Jugosllavisë titiste dhe Serbisë së carvëve e krajlëve antishqiptar!
Iish i burgosuri politik shqiptar në ish-Jugosllavi, do të paraqitet me prangat që do t’i mbajë në trup, sepse ato kurrë nuk i ka pasur në shpirt!
Kjo shtatore nuk do të jetë e një ish-te burgosuri politik shqiptar të vetëm!
Ajo do të jetë fytyra e të gjithëve!
Sepse çdo i burgosur politik shqiptar ishte një fortesë morale në vete, një flamur që nuk u e uli shtizën përdhe kurrë dhe një betim i madh kombëtar që nuk u thye asnjëherë!
Vazhdoj të shkruaj e të argumentoj se duhet të ngrihet kjo shtatore, që brezat të mësojnë se liria e Kosovës nuk erdhi dhuratë, por u farkëtua në qeli, u shkrua me gjak dhe u mbajt gjallë nga qëndresa heroike dhe mbinjerëzore e ish të burgosurve politikë shqiptar në ish-Jugosllavi!
Të burgosurit politikë shqiptar nuk ishin fajtorë, ata ishin pengje të sistemit!
Fajtor ishte pushteti titist që i lidhi me pranga në duar e në këmbë!
Fajtor ishte shteti ish-jugosllav, republikat ish-jugosllave, që i torturoi pa mshirshëm ish-të burgosurit politkë shqiptar në ish-Jugosllavi!
Në birucat e burgjeve famkqija të ish-Jugosllavisë, aty ku errësira ishte ligj dhe dhuna ishte metodë, i burgosuri politikë shqiptar u rrah, iu dogj zemra, u thye e u gjakos në trup – por nuk u përkul kurrë në shpirt!
Ish i burgosuri politikë shqiptar, u lidh me pranga e zinxhirë, por mendjen e mbajti të lirë dhe flamurin kombëtar në zemër!
Shumë prej tyre ranë nën kërbaq, u mbytën në hetuesi, u shuan nga sëmundjet e mbjella me qëllim nga aparati dhunues e terrorizues!
Shumë nga ata që kanë vuajtur dhe që kanë vdekur nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, kanë mbetur pa varr!
Të burgosurit politikë shqiptar, kanë pasur vetëm qëndresë e heroizëm!
Historia e ish-të burgosurve politikë shqiotar, nuk u shkrua në zyra komode, por në qeli të akullta e të gjakosura!
Historia e ish- të burgosurve politikë shqiptar në ish-Jugosllavi, u shkrua me gjak!
I burgosuri politikë shqiptar në ish-Jugosllavi, nuk u ruajt dhe nuk u mbrojt nga ligjet e e shtetit titist okuptaror, por nga morali i lartë shpirtëror që nuk u dorëzuan kurrë!
Prandaj propozojmë një vend siç është sheshi fontana, ku populli ka një vend, ku të qëndrojë drejt e të nderojë përballë sakrificës së tyre!
Me shumë të drejtë konstatojmë se kjo heshtje pa as më të voglin dyshim është faj!
Vonesa e caktimit të një vendi për nderim ndaj vepres monumentale të ish- të burgosurit politik shqiptar është borxh!
Dhe ky borxh duhet shlyer, prandaj kamë propozuar që në Prishtinë, në zemrën e Kryeqytetit të Kosovës, të ngrihet Sheshi i të Burgosurit Politik Shqiptar, dhe në të të ngrihet një shtatore që nuk zbukuron, por akuzon rregjimi gjakatar titist jugosllav!
Një shtatore e ish të burgosurit politik shqiptar të lidhur këmbë e duar, me pranga e zinxhirë, por me shikim liridashës, që sfidon çdo perandori pushtuese gjakpirëse siç ishte ajo jugosllavo – serbe!
Ajo shtatore me pamjen e saj mitike, do të ju flasë shekujve pa fjalë:
“Na rrahët e na gjakosët, por nuk na shuat, nuk na vdisët të tërë, ndonëse disa po”!
“Na burgosët e na mbajtët për vitet të tëra nëpër qeli fankqija, por na bëtë më të fortë”!
“Na dënuat me vite të tëra burg, por ju dënoi historia”!
Kjo shtatore në nderim të ish të burgosurit politik shqiptar në ish-Jugosllavi, do të jetë gjykatë përmanente morale për çdo pushtet që harron, do të jetë goditje për çdo institucion shteteror që hesht përballë çdo gjëje atëherë kur duhet të flasë dhe për çdo brez që rrezikon të harrojë se liria e Kosovës ka emra, ka plagë dhe ka çmime të larta të paguara për ditët, vitet, dekadat dhe shekujt qe do t’i jetojmë të çliruar pa pushtues!
Le të ngrihet kjo shtatore jo si dekor, por si betim kombëtar: se kurrë më shqiptari nuk do të burgoset për fjalën e lirë, për flamurin dhe për ëndrrën e tij!
Sepse i burgosuri politik shqiptar nuk ishte viktimë, Ai ishte revolucionar i lirisë dhe revolucioni i tij fitoi mbi padrejtësinë dhe mbi pushtimin jugosllav-serb mbi Kosovën!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Shkurt 2026.



