Shtëpia e Bardhë në Prizren ndriçohet portokalli në mbështetje të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit

03 dhjetor 2020 | 16:24

Duke vazhduar me fushatën 16 Ditë të Aktivizmit kundër Dhunës në Baza Gjinore, mbrëmjen e së mërkurës UNDP-ja ka ndriçuar Shtëpinë e Bardhë në Prizren ngjyrë portokalli.

Të pranishëm në ngjarje ishin Maria Suokko, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, Niels Knudsen, zëvendëspërfaqësues i përhershëm, Neil Taylor, shefi i BERZh-it për Kosovë, dhe nikoqiri Mytaher Haskuka, kryetari i Komunës së Prizrenit.

Ky i fundit ka theksuar se duke e ndriçuar portokalli Shtëpinë e Bardhë, një ndërtesë në qendër të qytetit dërgon një mesazh të fuqishëm për ta rritur ndërgjegjësimin për 16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në zonën stërvitore, afër kazermës së FSK-së “Ushtarët e NATO-s”…