“Shtet i sadakasë!”, Musliu-Shoshi: Pa investime kapitale, pa paga të dinjitetshme

17 nëntor 2023 | 00:11

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, e ka quajtur Qeverinë “Shtet i sadakasë”.

Musliu-Shoshi tha se ja kanë mësy Evropës më fjalë boshe.

Sipas saj, me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme.

Postimi i plotë:

Shtet i sadakasë!

Ja kemi mësy Evropës me fjalë boshe e propagandë, por pa investime kapitale, pa paga të dinjitetshme e duke përbuzë çdo kategori që kërkon të drejtën që i takon.

Përbesë gabim i rëndë sepse as rajoni nuk na pranon me këtë kapacitet të planifikimit, e kjo qeveri nuk ka vizion për zhvillim ekonomik e lëremë plan konkret.Me këtë buxhet shkelet e drejta e qytetarëve për jetë të dinjitetshme.

‘Kjo qeveri me këtë kryeministër e këta ministra edhe kur flasin për buxhetin edhe kur e shpenzojnë atë nuk flasin si për një pasuri të shtetit që ju përket qytetarëve e këta e menaxhojnë përkohësisht por flasin si për një punë të tyre që të gjithë qytetarët e kosovës i kthen në sherbëtor, argat ose klient’ si me fol Albini…

Gjithkah mundemi me vazhdu kështu, veç në Evropë JO!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, vendimin e…