Shtetasi polak sulmon dy policë në Aeroportin “Adem Jashari”

13 gusht 2023 | 09:22

Një shtetas polak ka sulmuar fizikisht dy persona të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Një nga policët ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar trajtim mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri), është dërguar në mbajtje, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR/ANP-së, Adem Jashari 12.08.2023-13:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas polak, pasi që i njëjti ka shkaktuar probleme me pasagjerët ndërkohë i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë dhe si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas tretmanit mjekësor në QKUK (Psikiatri) është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtrenjtimi i derivateve nuk ka të ndalur këto ditë në…