Shtetasit turk i vidhet kasaforta me para dhe stoli ari në Graçanicë
14 prill 2026
| 10:45
Një shtetas i Turqisë ka raportuar se në shtëpinë e tij në Graçanicë, persona të panjohur i kanë vjedhur kasafortën në të cilën kishte para të gatshme dhe disa orë dhe stoli ari.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar dhe është njoftuar prokurori.



