Shtetet evropiane dyfishojnë importin e armëve, ShBA-ja rrit eksportin

11 mars 2024 | 08:35

Shtetet në Evropë pothuajse e kanë dyfishuar importin e armëve, teksa në anën tjetër Shtete e Bashkuara të Amerikës e kanë rritur eksportin.

Kjo u bë e ditur në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Kërkim të Paqes, ku thuhet se ShBA-ja ka arritur eksportet e saj të armëve për 17 për qind mes viteve 2014-2018 dhe 2019-2023.

Pas ShBA-së është Franca, teksa sipas raportit, Rusia për herë të parë është eksportuesja e tretë më e madhe e armëve.

Mbi 50 për qind të armëve që janë importuar nga shtetet në Evropë prej vitit 2019 deri në 2023 raportohet se ishin nga ShBA, shifër kjo shumë më e lartë krahasuar me 35 për qind sa ishte në periudhën paraprake.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çifti Fahri dhe Vlora Gjocaj, që vdiqën në një aksident…