‘Shtimja çliruar’: Në sheshin ‘UÇK’, në përvjetorin e çlirimit mungon flamuri shtetëror ndërsa ai kombëtarë i dëmtuar

12 qershor 2022 | 16:50

Sot qyteti i Shtimes shënojë 23 vjetorin e çlirimit nga forcat serbe, por ajo çka bie në sy është se në qendër të qytetit aty ku edhe është vendosur shtatorja e komandantit legjendarë Adem Jashari, flamuri kombëtarë duket mjaft i dëmtuar dhe vjetruar, si dhe flamuri shtetëror i Kosovës nuk është vendosur fare.

Edhe pse sot ky qytet festoj përvjetorin e çlirimit, flamujt në sheshin UÇK nuk u zëvendësuan me të rinj, ndërsa mungon flamuri shtetror.

Në foto të siguruara nga Metro shihet se në sheshin ku është vendosur shtatorja e komandantit Adem Jashari mungon flamuri shtetëror ndërsa flamujt kobtarë dukën në gjendje të mjerueshme.

Ky qytet me 28 nëntor të vitit të kaluar kishte përuruar shtatoren e komandantit legjendarë Adem Jashari në zemër të qytetit. / gazetametro.net

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kujtuar 23-vjetorin e çlirimit…