Shtimja konfirmon mbështetjen për Përparim Ramusën dhe PDK-në

06 tetor 2025 | 08:30

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në përmbyllje të fushatës zgjedhore në Shtime, për t’i dhënë mbështetje të pa rezervë, Përparim Ramusës që me 12 tetor të përfundon garën me fitore të pastër për të bërë ndryshimin e madh pë qytetarët shtimjan.

“Në një atmosferë të jashtëzakonshme, qytetarët e Shtimes dëshmuan se mezi po presin 12 tetorin – ditën e ndryshimit, ditën kur do ta ndërrojnë Kryetarin dhe qeverisjen e keqe në komunën e tyre”, ka thënë Krasniqi në Shtime.

Postimi i plotë:

Sonte, në një atmosferë të jashtëzakonshme, qytetarët e Shtimes dëshmuan se mezi po presin 12 tetorin – ditën e ndryshimit, ditën kur do ta ndërrojnë Kryetarin dhe qeverisjen e keqe në komunën e tyre.

Një qeverisje që për katër vjet ka qenë për miq e jarana, por jo për qytetarët.

Shtimja është gati t’ia kthejë vetes dinjitetin dhe zhvillimin, duke votuar masivisht Dr. Përparim Ramusën – mjekun që i ka shërbyer qytetarëve me përkushtim dhe që tani është gati t’i shërbejë Shtimes me përgjegjësi e vizion.

Bashkë me të, ne kemi listën më të mirë për Kuvendin Komunal, me profesionistë, mjekë, arsimtarë, të rinj e gra të përgatitura, që përfaqësojnë çdo cep të komunës.

Kjo është PDK – partia e zhvillimit, e përgjegjësisë dhe e dinjitetit.

Dhe më 12 tetor, ma mirë për Shtimen është me Dr. Përparim Ramusën!

#PDK191

#MaMirëPërShtimen

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti bregdetar i Durrësit sot pritet të mirëpresë udhëheqësit e…