Shtohen problemet për Juven, lëndohet Higuaini

21 shkurt 2020 | 11:56

Janë shtuar telashet për Maurizio Sarrin tri ditë para sfidës ndaj Spalit, pasi sulmuesi Gonzalo Higuain është lënduar në stërvitje dhe rrezikon të mungojë jo vetëm në takimin e radhës në kampionat, por edhe në duelet ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve dhe supersfidën e 1 marsit ndaj Interit.

Shpresat janë që argjentinasi të rikuperohet në kohë rekord, por do të jetë e vështirë, ndërkohë me probleme në kampin bardhezi janë edhe dy mesfushorët Pjaniq dhe Rabiot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po hyn në vitin e…