Thaçi për ‘BBC’-në: Nëse diçka ndodh në negociata me Serbinë, do të ndodhë këtë vit

21 shkurt 2020 | 11:52

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po hyn në vitin e fundit të një mandati pesëvjeçar të shënuar nga bisedimet e papërfunduara Prishtinë-Beograd në pak më shumë se një muaj.

“Nëse diçka ndodh në negociatat me Serbinë, do të ndodhë këtë vit. Nëse nuk ndodh këtë vit, kam frikë se do të humbasim dekada”, ka thënë Thaçi në një intervistë për “BBC” në gjuhën serbe, transmeton “Klan Kosova”.

Thaçi sqaron se viti i fundit i mandatit të parë të presidentit Donald Trump është koha më e mirë për të arritur një marrëveshje në Ballkan.

“Unë nuk mendoj se mund të marrim përsëri vëmendjen e presidentit Trump, SHBA dhe ekipit të tij. Ky kthim i vëmendjes së SHBA në rajonin tonë është një dhuratë nga Zoti si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë – ne duhet ta përdorim atë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot më 21 Shkurt i mbusha trembëdhjetë vjet në familjen…