Shtohen të prekurit nga COVID-19 në Shqipëri, Tomini: Pasojë e mosrespektimit të distancimit fizik

29 maj 2020 | 21:45

Rritja e rasteve të reja me Covid-19 ditët e fundit kanë rikthyer sërish frikën te qytetarët.

Në një intervistë për “Ora News”, epidemiologia e ISHP-së Eugena Tomini, tha se kjo rritje ka ardhur edhe si pasojë e zbehjes së vigjilencës, përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale, dhe mos respektimit të distancimit fizik.

Eugena Tomini: ”Kemi një trend në rritje të rasteve të regjistruara Covid-19 të paktën në 4 qytete. Është një trend në rritje krahasuar me dy javë më parë. Mbyllja e kësaj jave përkon me trendin më të lartë në 3-4 javët e fundit. Duhet të theksohet se ka një zbehje të vigjilencës dhe përdorimit të mjeteve mbrojtëse personale. E kemi shprehur gjithmonë. Që nga momenti i zbehjes së pandemisë në vend, çdo rast me hapjen e sistemit shëndetësor, me hapjen e lehtësimit të masave në mënyrë graduale, përsa i përket sistemeve shëndetësore ose mosruajtjes së distancimit fizik, çdo person do të konsiderohet si covid pozitiv.

85% e rasteve janë asimptomatikë dhe zbehja e distancimit fizik, mosrespektimi në largësi 1.5 m dhe më shumë, detyrimisht sjell kontakte të ngushta. Sjell prishje të respektimit të masave mbrojtëse personale, dhe për rrjedhojë do kemi një transmetueshmëri nga një individ në tjetrin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qindra protestues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të revoltuar…