Shtuni: Putini doli fitimtar në Alaskë, Trumpi ndryshoi qasje

17 gusht 2025 | 17:53

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të sigurisë, Ardian Shtuni, e ka komentuar takimin në mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin në Alaskë.

Shtuni foli edhe për komentet që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka thënë përpara takimit të nesërm që do ta ketë në Shtëpinë e Bardhë me Trumpin, duke u shprehur se nuk i beson Putinit për një marrëveshje paqeje.

“Nuk është habi që nuk kanë besë te Vladimir Putini, por ajo që do të ndodhë nesër është e lidhur me atë që ndodhi në Alaskë. Detajet mungojnë pasi nuk janë sqaruar shumëçka nga ato që janë diskutuar dhe kuptohet pse. Por, ka pasur kryesisht dy mënyra të interpretimit të asaj që ndodhi”.

“Një interpretim është se nuk u arrit asgjë, bile doli i fituar Putini, kurse një interpretim tjetër është që është arritur diçka. Unë mendoj që është arritur diçka, mendoj që ishte një takim parapërgatitor i rëndësishëm që synonte të sillte palët në tavolinën e diplomacisë për të negociuar një marrëveshje paqeje”, tha Shtuni në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Tutje, ai u shpreh se në takimin e nesërm mes presidentit Trump dhe presidentit Zelensky pritet të ketë një pamje më të qartë të drejtimit se ku do të shkohet për sa i përket paqes në Ukrainë.

“Në Alaskë, palët shkuan me pozicione jashtëzakonisht të ndryshme dhe Putini shkoi me qëllimin që të mundohej të shmangte sanksionet shtesë nga ShBA që Trumpi i kishte kërcënuar në një mënyrë, kurse Trumpi shkoi për të marrë një armëpushim që s’erdhi”.

“Pamë që kishte një ndryshim të qasjes nga Trumpi duke kaluar nga kërkesa për një armëpushim të menjëhershëm në një kërkesë tjetër për arritjen e një marrëveshjeje paqeje drejtpërdrejt dhe jo duke kaluar nëpërmjet armëpushimit”, tha ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea e ka nisur me barazim sezonin e ri të…