Shtyhet data e rifillimit të mësimit në disa zona të Shqipërisë

04 dhjetor 2019 | 16:26

Ministrja e Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini, ka bëtë me dije se mësimi në disa zona ku ka pasur më shumë dëme nga tërmeti do të nisë më 9 dhjetor.

Në këtë datë do të nisë procesi mësimor në Bashkinë e Tiranës, Durrësit, Kurbinit dhe Vorës.

Sipas ministres Shahini, në këto bashki disa shkolla kanë pësuar dëmtime mesatare dhe për këtë arsye mësimi është shtyrë të hënën e ardhshme deri sa të bëhet riparimi i tyre.

Ajo ka njoftuar për nisjen e mësimit ditën e enjte në disa bashki të qarqeve të shpallura në emergjencë pasi dëmet kanë qenë minimale.

Bashkitë që do të nisin mësimin nesër janë ato të Mirditës, Lezhës, Kamzës dhe Kavajës.

“Në qarkun Tiranë, bashkia Rrogozhinë ka raportuar dy shkolla me probleme që janë sistemuar në shkolla pritëse. Mësimi këtu fillon nesër. Në Kamëz, ka pësuar dëmtime shkolla ‘Sulejman Elezi’, nxënësit e së cilës transferohen tek ‘Azem Hajdari’, për turnin e dytë edhe këtu mësimi nis nesër. Në Kavajë, ka dy shkolla që janë transferuar në dy shkolla pritëse me transport”./A2 CNN/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me anëtarin…