Shtyhet debutimi i Tahirit në Lojërat Olimpike Dimërore

11 shkurt 16:37

Është shtyrë gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari nga Kosova, Albin Tahiri, në Lojërat Olimpikë Dimërore “PyeongChang2018”.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), shkak për këtë shtyrje janë bërë erërat e forta të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 km larg PyeongChangut të Koresë së Jugut.

Kjo garë do të mbahet më 15 shkurt, kurse gara e 15 shkurtit e paraparë të mbahej në super sllallom të madh është shtyrë për më 16 shkurt. Garën e ardhshme, Albini do ta ketë të martën (13 shkurt) në kombinim alpik.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritje madhështore në palestrën “Karagaçi” i është bërë trajnerit dhe…