Shtyhet deri më 19 qershor afati i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë

02 qershor 2020 | 16:35

Në pajtim me vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin  e masave pas situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) ka njoftuar se afati i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publikë do të vazhdojë deri më 19 qershor.

“Agjencia Kundër Korrupsionit kërkon nga zyrtarët e lartë publikë të cilët nuk e kanë bërë ende deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, deklarimin e pasurisë në pajtim me Ligjin Nr. 04-L-050 për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, si dhe Nenin 1 të Ligjit nr. 04/L-228, mund ta bëjnë në Agjencinë kundër Korrupsionit deri më datën 19 qershor 2020. Formulari i deklarimit të pasurisë duhet të plotësohet në pajtim me Nenet 5, 6, 7, 8 dhe 10, të Ligjit nr. 04/L-050 dhe Ligjin nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050. Ndërkaq, zyrtarët e lartë publik që kanë deklaruar pasurinë me marrjen e detyrës nga 1 janari i këtij viti e deri më tani nuk janë të obliguar të paraqesin edhe deklarimin e rregullt vjetor”,  ka njoftuar AKK-ja, raporton “Epoka e re”.

Bazuar në Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me situatën rreth Covid-19, Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK), konform udhëzimeve dhe rekomandimeve institucionale më 17 mars kishte njoftuar të gjithë zyrtarët publikë se dorëzimi i formularëve të deklarimit të pasurisë mund të bëhet përmes adresës elektronike në [email protected], dhe se afati për deklarimin e pasurisë shtyhet për një kohë të pacaktuar deri në normalizimin e gjendjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka nënshkruar marrëveshjen…