Shtyhet fillimi i Kupës së Botës në Katar

23 gusht 2022 | 11:28

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së bashku me presidentët e gjashtë konfederatave kanë votuar për shtyrjen e Kampionatit Botëror Qatar 2022.

Kupa e Botës ishte paraparë të fillonte më 21 nëntor dhe të zgjaste deri më 18 dhjetor, por ajo do të fillojë një ditë më herët, më 20 nëntor.

Katari fitoi organizimin e Botërorit 12 vite më parë dhe që atëherë dihej se ndeshja e xhiros së parë në të cilën do të luajë Katari do të caktohet në ditën e parë të turneut.

Mirëpo, sipas orarit fillestar, Senegali dhe Holanda duhej të hapnin kampionatin më 21 nëntor në orën 14:00 dhe Katari dhe Ekuador do të luanin më vonë atë ditë në orën 20:00.

Në vend që thjesht të ndërronte datat e dy ndeshjeve, FIFA vendosi të shtyjë me një ditë fillimin e kampionatit.

Kështu Katari dhe Ekuadori do të hapin Botërorin më 20 nëntor në orën 17:00 dhe një ditë më pas do të luhen ndeshjet e planifikuara për 21 nëntor: Senegal – Holandë në orën 14:00, Angli – Iran në orën 17:00 dhe SHBA – Uells në orën 20:00.

Më të prekurit nga ky vendim janë tifozët që vijnë nga Ekuadori i largët, të cilët tashmë kanë prenotuar fluturimet dhe akomodimin në Katar, duke planifikuar që ndeshja e tyre e parë të jetë e planifikuar për në 21 nëntor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të rikthimit të garave të Formula 1, që…