Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Prizrenit

27 janar 2020 | 17:35

Mbledhja e jashtëzakonshme e thirrur nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, është shtyrë për një datë tjetër.

Në mungesë të kryesuesit të Kuvendit pas dorëheqjes së ish kryesuesit, Artan Abrashi, këtë mbledhje e ka udhëhequr anëtari më i vjetër i Kuvendit, Alush Shala.

Fillimisht, sikurse ishte e paraparë në rend dite është bërë betimi i anëtarit më të ri të Kuvendit, Muharrem Elezkurtaj, i cili e ka zëvendësuar Artan Abrashin.

Pas betimit të anëtarit më të ri janë dhënë propozimet për zgjedhjen e kryesuesit të ri, ku nga ana e PDK-së është propozuar Sulltan Badallaj dhe nga Lëvizja Vetëvendosje Muharrem Elezkurtaj, derisa partitë e tjera nuk kanë dhënë propozime për kryesues.

Pas propozimit të kandidatëve është formuar komisioni pesë anëtarësh për mbarëvajtjen e procesit të votimit, i përbërë nga Getoar Besimi, Adem Shabanaj, Lirija Bytyqi, Cennet Sayhadi dhe Elisa Karadzi.

Votimi për zgjedhjen e kryesuesit është bërë me votë të fshehtë, ndërsa për shkak se asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë më shumë se gjysmën e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të Kuvendit në dy raundet e para, procesi i votimit është përsëritur me raundin e tretë ku fitues do të shpallej ai i cili merr më shumë se gjysmën e votave të anëtarëve të pranishëm dhe që votojnë.

Por në momentin e nisjes së raundit të tretë, mbledhja është ndërpre për shkak të mungesës së kuorumit, pasi sallën e Kuvendit e kanë lëshuar nga disa anëtarë të këtij kuvendi.

Me këtë rast, udhëheqësi i kësaj mbledhjeje, Alush Shala, ka konstatuar për mungesë të kuorumit, duke ndërpre mbledhjen dhe paralajmëruar vazhdimin e saj për një datë tjetër.

/Epoka e re/

Image may contain: 6 people, people sitting and indoorImage may contain: 8 people, people standing, people sitting and indoorImage may contain: 15 people, people sitting, table and indoorImage may contain: 13 people, people standing and indoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
28.01.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Prishtinë 1.…