
Shtyhet ndeshja Prishtina – Drita
24 shtator 2020
| 20:34
Klubi i futbollit FC Prishtina, sot ka pranuar nga kryetari i komisionit të Garave, Abdyl Bellopoja njoftimin se ndeshja ndaj Prishtina-Drita shtyhet për një datë tjetër.
“Ju njoftojmë se Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur ta shtyjë ndeshjen e javës së 3-të të Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, e cila ishte paraparë të zhvillohej të dielën më 27 shtator, në orën 13:30. Këtë vendim KE i FFK-së e ka marrë në interes të futbollit kosovar dhe duke pasur parasysh se Drita është skuadra e vetme që është ende në garat evropiane. Kjo ndeshje do të luhet në një termin tjetër të lirë, i cili do të caktohet më vonë nga Komisioni i Garave”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.