Me propozimin e drejtorit Muzliukaj, komuna i ndanë pronë shoqatës “Down Syndrome Kosova”

24 shtator 2020 | 20:22

Sot është mbajtur seanca e 35-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, rapoton Gazeta Online Veriu.info

Hysen Muzliukaj i cili në komunën e Mitrovicës udhëheq drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë ka propozuar si pikë të rendit të ditës, dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë OJQ-së “Shoqata Down Syndrome Kosova” në afat 20 vjeçar.

Muzliukaj nëpërmjet facebookut është shprehur i lumtur dhe ka falenderuar secilin asambleistë që ka votuar dhe përkrahur këtë pikë pa dallime politike./Veriu.info

Postimi i plotë:

Në koordinim të plotë me Kryetarin e Komunës të Mitrovicës z.Agim Bahtiri, sot në seancë të Kuvendit Komunal të Mitrovicës kam propozuar si pikë të rendit të ditës, dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim afatgjatë OJQ-së “Shoqata Down Syndrome Kosova” në afat 20 vjeçar.

Jam i lumtur që kjo pikë kaloj dhe njëherësh falenderoj publikisht secilin asamblistë që ka votuar dhe përkrahur këtë pikë pa dallime politike.

Kjo kategori e shoqërisë meriton edhe më shumë dhe do të angazhohem gjithmonë për të miren e tyre.

Tek e fundit, arsyeja pse jam në politikë është për të shërbyer për të miren qytetare.

Me respekt,

Hysen Muzliukaj – Drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se prej vitit…