Shtyhet Samiti i Këshillit të Evropës, presidenti i saj në karantinë

22 shtator 2020 | 19:09

Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Europian, i planifikuar për datën 24 dhe 25 shtator, është shtyrë për shkak të një rasti të konfirmuar me Covid-19 në stafin e presidentit të KE-së, Charles Michel.

Zëdhënësi i tij njoftoi se samiti do të zhvillohej më 1 dhe 2 tetor.

Presidenti i Këshillit Europian mësoi se një nga oficerët e tij të sigurisë, me të cilin ai kishte qenë në kontakt javën e kaluar, rezultoi i prekur nga SarsCov2. Pas testimit të kryer presidenti doli negativ dje, por në përputhje me rregullat belge ai tashmë është në karantinë.

Samiti do mblidhet për të diskutuar mbi tregun e Unionit, politikën industriale dhe transformimin dixhital, si dhe marrëdhëniet e jashtme, në veçanti marrëdhëniet me Turqinë dhe Kinën.

Në nivel teknik besohet se do të diskutohej edhe mbi kuadrot negociues për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhomat e Specializuara përmes një njoftimi për medie kanë bërë…